RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përfundon ndërtimi i strukturës kryesore të teleferikut të parë ndërkufitar që lidh Kinën dhe Rusinë

perfundon-ndertimi-i-struktures-kryesore-te-teleferikut-te-pare-nderkufitar-qe-lidh-kinen-dhe-rusine

Kina njoftoi të dielën se është përfunduar struktura kryesore e teleferikut të parë ndërkufitar që e lidh atë me Rusinë, raportoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Ndërtimi i teleferikut për pasagjerë, që lidh qytetin Heihe në provincën verilindore Heilongjiang të Kinës me qytetin Blagoveshchensk të Rusisë përmes lumit Heilongjiang, nisi në vitin 2019, ndërsa projekti pritet të përfundojë para fundit të këtij viti, raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Sipas Cao Xinhong, kryetar i kompanisë Jinlonggang Construction me bazë në Heihe, e cila është kontraktore për pjesën kineze të projektit, teleferiku, pasi të vihet në funksion, do ta shkurtojë kohën e udhëtimit përtej lumit mes dy qyteteve kufitare në vetëm 6 deri në 8 minuta.

Teleferiku përbëhet nga një hapësirë horizontale prej 970 metrash mbi lumë dhe është i pajisur me dy kabina, secila me kapacitet për të transportuar 110 pasagjerë.

Teleferiku do të funksionojë me një shpejtësi maksimale prej 12 metrash në sekondë, me një kapacitet të projektuar vjetor prej 2,6 milionë pasagjerësh në një drejtim.

Related posts

Kosovë, mashtrim dhe abuzim me tenderat, 15 të akuzuar për dëmtim të buxhetit gati 4 milionë euro

admin

Irani, akuza Perëndimit për luftë në Gaza: Nuk përmbushën detyrat e tyre

admin

Ishujt Maldive do të ndalojnë hyrjen e turistëve izraelitë në shenjë proteste për luftën në Gaza

admin