RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet vdekjeprurëse në Libi, shkon mbi 2000 numri i viktimave, mijëra të tjerë të zhdukur

permbytjet-vdekjeprurese-ne-libi,-shkon-mbi-2000-numri-i-viktimave,-mijera-te-tjere-te-zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në qytetin Derna në Libinë lindore është rritur mbi 2 mijë.

Sipas agjencisë libiane të lajmeve LANA, kreu i qeverisë së emëruar nga parlamenti, Ossama Hamad, tha se mijëra të tjerë besohet se janë të zhdukur.

Hamad gjithashtu tha se lagje të tëra banimi u “shkatërruan” pasi ato u përfshinë nga përmbytjet në Derna.

Më herët, kreu i qeverisë së unitetit me bazë në Tripoli, Abdul Hamid Dbeibeh, shpalli të gjitha zonat e ekspozuara ndaj stuhisë dhe përmbytjeve si “zona fatkeqësie”.

Dbeibeh gjithashtu shpalli tre ditë zie kombëtare për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse që shkatërruan vendin e Afrikës Veriore.

Të dielën, stuhia ‘Daniel’ përfshiu disa zona në Libinë lindore, më së shumti qytetet Banghazi, Bayda dhe Al Marj, si dhe qytetet Soussa dhe Derna.

Related posts

Rama, ndihmë nga Kur’ani për një shpifje ndaj tij

Muhamet Ramadani

Ushtria siriane hyn në vendbanimin Sarrin në frontin e Ayn al-Arab, ndërsa përleshjet vazhdojnë në Hasakah

Muhamet Ramadani

Presidenti turk Erdogan shënon 10 janarin, Ditën e Gazetarëve në Punë

Muhamet Ramadani