Gjermania do të dorëzojë 64 raketa të tjera ”Patriot” tokë-ajër në Ukrainë, duke u bashkuar me disa aleatë të tjerë të NATO-s në forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Pistorius tha se ”vendimi ishte i rëndësishëm për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për ushtrinë ukrainase ndërsa ata kërkojnë të çlirojnë territorin e pushtuar nga Rusia”.
Pistorius tha se raketat duhet të dorëzohen menjëherë.
Sistemi ”Patriot” i prodhuar në SHBA është ndër sistemet më të afta të mbrojtjes ajrore që posedon Ukraina.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Danimarka dhe Holanda njoftuan se do të furnizonin qindra raketa shtesë kundërajrore për kundërsulmin e vazhdueshëm të Ukrainës kundër Rusisë.