RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetRajon dhe Botë

SHBA-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve

shba-ja-denon-sulmet-ndaj-gazetareve

Policia e Kosovë ka konfirmuar se sot në Leposaviq u sulmuan të paktën nëntë gazetarë e disa prej tyre u lënduan. Ky sulm ndodhi kur mediat raportonin për vizitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, te kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ndërkohë, pas këtij sulmi ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka dënuar sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve nga protestuesit serbë në veri të Kosovës.

“Dënojmë sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri të Kosovës, përfshirë të sotmet. Ritheksojmë thirrjen që mediave duhet t’u mundësohet puna e lirë, pa dhunë e frikë”, ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në Twitter.

Related posts

Drejtori i shërbimeve sekrete greke jep dorëheqjen pas skandalit të përgjimeve

admin

EUROPOL: Personi i arrestuar në Kosovë për para të falsifikuara, punonjës i MPB-së maqedonase

Muhamet Ramadani

OKB-ja kërkon më shumë ndihmë për të mbështetur nënat e Ga’zës

admin