RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Poloni – Rreth 5.15 milionë refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës

poloni-–-rreth-5.15-milione-refugjate-ukrainas-qe-nga-fillimi-i-luftes

Një total prej 5.15 milionë refugjatë ukrainas u larguan në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus në fund të muajit shkurt, njoftoi sot roja kufitare polake.

Në të njëjtën periudhë, 3.25 milionë ukrainas u kthyen në vendin e tyre. Të shtunën, në Poloni mbërritën 25 400 refugjatë ukrainas, ndërsa 29 900 të tjerë udhëtuan nga Polonia në Ukrainë.

Polonia dhe vendet e tjera pranë Ukrainës kanë pritur një numër të madh të refugjatëve të zhvendosur nga lufta e Moskës.

Sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), mbi 6 milionë persona janë regjistruar si refugjatë në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës.

Shumë prej tyre janë vendosur në Poloni, e cila ka pritur mbi 1.2 milionë refugjatë, ndërsa Gjermania 670 000. Republika Çeke aktualisht po strehon mbi 400 000 refugjatë, sipas të dhënave të fundit të OKB-së. /aa

Related posts

Rritet me 68 për qind numri i emigrantëve nga Franca që duan të kalojnë La Manche-n

admin

Ukrainasit shkatërrojnë bazën “Wagner”

admin

Kaos në Francë pas fitores ndaj Marokut, një viktimë e shumë të arrestuar

admin