Ministri i Punëve të Brendshme i Polonisë, Mariusz Kaminski, ka njoftuar se vendi i tij ka filluar ndërtimin e një barriere elektronike në kufirin me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kaminski në deklaratën për gazetarët tha se barriera në fjalë do të pajiset me kamera dhe detektorë lëvizjeje që do të punojnë 24 orë.
Ai tha se kjo barrierë, me gjatësi prej 210 kilometrash, do të ndërtohet në kufirin me Rusinë, ndërsa ndërtimi i saj do të përfundojë në vjeshtë.
Ministri polak po ashtu theksoi se falë barrierës do të parandalohen edhe aktivitetet ilegale dhe kalimet kufitare.
Polonia u përpoq të parandalonte kontrabandën duke vendosur një sistem të ngjashëm në kufirin me Ukrainën disa vite më parë.