RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti algjerian Tebboune bisedë telefonike me homologun e tij francez Macron

presidenti-algjerian-tebboune-bisede-telefonike-me-homologun-e-tij-francez-macron

Presidenti i Algjerisë, Abdelmajid Tebboune dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron diskutuan lidhur me marrëdhëniet dypalëshe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca algjeriane thuhet se Tebboune zhvilloi një bisedë telefonike me Macron.

Më tej thuhet se në bisedë u rishikuan marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa liderët shprehën kënaqësinë për nivelin dhe ecurinë pozitive të marrëdhënieve.

Tebboune dhe Macron theksuan rëndësinë e takimit të pestë të Komitetit Ndërqeveritar të Nivelit të Lartë mes dy vendeve, organizimin e të cilit e ka marrë përsipër Algjeria.

Dy presidentët diskutuan gjithashtu edhe mbi zhvillimet në rajon.

Related posts

Trump kritikon Kanadanë për tarifat mes mosmarrëveshjes së vazhdueshme tregtare

Muhamet Ramadani

Evakuohen mbi 1.5 milion njerëz ndërsa tajfuni “Dolphin” godet Kinën lindore

Hevzi

Erdogan: Kryediplomati turk do të përfaqësojë Turqinë në takimin e Bordit të Paqes

Hevzi