RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump kritikon Kanadanë për tarifat mes mosmarrëveshjes së vazhdueshme tregtare

trump-kritikon-kanadane-per-tarifat-mes-mosmarreveshjes-se-vazhdueshme-tregtare

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar Kanadanë për tarifat dhe ka përsëritur kritikat ndaj marrëdhënieve të Otavës me Washingtonin, transmeton Anadolu.

“Kanadaja dëshiron përfitimet e të qenit një shtet, pa qenë i tillë”, shkroi Trump në Truth Social.

Ai gjithashtu akuzoi Kanadanë se vendos tarifa të larta ndaj produkteve bujqësore amerikane, duke shtuar, “Ata gjithashtu u kanë ngarkuar fermerëve tanë të shkëlqyer, për shumë vite, shuma të mëdha tarifash. Jo më”.

Komentet erdhën në një kohë kur mes dy vendeve vazhdon një mosmarrëveshje tregtare.

Më herët, kryeministri kanadez, Mark Carney, akuzoi SHBA-në se po përdor tarifat e reja për ta “dëmtuar dhe përçarë” Kanadanë, duke i quajtur masat “një llogaritje të gabuar” dhe duke u zotuar për masa hakmarrëse në të njëjtën vlerë, duke filluar nga 8 shtatori.

Carney gjithashtu tha se Kanadaja ka pezulluar bisedimet tregtare me Washingtonin pasi SHBA-ja kishte paraqitur kërkesa që Otava nuk mund t’i pranonte, ndërsa përfaqësuesi i SHBA-së për Tregtinë, Jamieson Greer, tha se Kanadaja është tërhequr nga një marrëveshje pothuajse e përfunduar, e cila do të kishte ulur më tej tarifat për eksportet e saj në tregun amerikan.

Related posts

Greqia e fundit në BE për lirinë e medias

admin

BE-ja pas zgjedhjeve në veri: Serbët të kthehen në institucione, Asociacioni të finalizohet

admin

VIDEO/ Momenti kur Izraeli rrafshon me bombardime ndërtesën 22-katëshe në Bejrut, baza ku Hezbollah fshihte paratë!

admin