RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti francez Macron do të vizitojë Bangladeshin

presidenti-francez-macron-do-te-vizitoje-bangladeshin

Presidenti francez Emmanuel Macron është planifikuar të vizitojë Bangladeshin më 10 shtator, tha sot Ministria e Jashtme e Bangladeshit, transmeton Anadolu.

Kjo do të jetë hera e parë që një president francez viziton vendin e Azisë Jugore në 33 vjet.

Përpara vizitës së tij në Bangladesh, Macron do të jetë në Indi për samitin e G20-tës të planifikuar për 9-10 shtator.

“Dy liderët pritet të jenë dëshmitarë të nënshkrimit të disa instrumenteve dypalëshe dhe të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.

Ambasada franceze në Dhaka e konfirmoi vizitën në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

“Do të jetë gjithashtu një mundësi për të thelluar marrëdhëniet tona dypalëshe me një vend që po përjeton rritje të shpejtë ekonomike dhe që kërkon të diversifikojë partneritetet e tij”, tha ambasada.

“Meqenëse vendi është veçanërisht i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike, presidenti do të kujtojë vendosmërinë e Francës për të qëndruar pranë Bangladeshit në frontin e tij humanitar, veçanërisht përballë përmbytjeve të rregullta”, shtoi ajo.

Related posts

Forcat somaleze dhe amerikane neutralizojnë 136 terroristë të Al-Shabaab

admin

Haradinaj: I kemi votat për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Kurtit

rezart morina

Italia shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të emigrantëve

admin