RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti kinez Jinping bën thirrje për “modernizim” të ushtrisë

presidenti-kinez-jinping-ben-thirrje-per-“modernizim”-te-ushtrise

Presidenti i Kinës, Xi Jinping gjatë vizitës në Komandën e Frontit Perëndimor me rastin e 96-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, bëri thirrje për “modernizim” të ushtrisë, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, Jinping vizitoi forcat ajrore në Komandën e Frontit Perëndimor përpara përvjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Në vizitën e tij, Jinping tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë për kryerjen e rregullt të aktiviteteve të mbrojtjes ajrore. Ai tha se ushtria duhet të jetë e përgatitur dhe se duhet të zhvillojë sigurinë e hapësirës ajrore.

Presidenti kinez bëri thirrje për “përshpejtim” në pajisjet dhe forcat e reja që do të shtohen në forcat luftarake dhe shtoi se forcave aktuale duhet t’u integrohen pajisje moderne. Në një letër dërguar njësive të zbarkimit ajror të Kinës, Jinping bëri thirrje që “të mprehin aftësitë e tyre si thika për të luftuar dhe për të fituar”.

– Organizohet pritje me rastin e 96-vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës

Ministria kineze e Mbrojtjes zhvilloi pritje me rastin e 96-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. Ministri i Mbrojtjes, Li Shangfu dha mesazhin për “Forcimin e Partisë Komuniste të Kinës, intensifikimin e trajnimeve të njësive dhe rritjen e përgatitjes luftarake”.

Shangfu vuri në dukje rëndësinë e punës për të arritur objektivat e 100-vjetorit të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës në vitin 2027. Ai tha se ushtria duhet “të arrijë me shpejtësi cilësinë e klasit të parë”.

Përvjetori i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës festohet çdo vit më 1 gusht.

Related posts

Vrasja e kameramanit të AA-së, Montaser Al-Sawaf nga sulmi izraelit bëri jehonë në shtypin ndërkombëtar

rezart morina

Policia po interviston dy të dyshuar për shpërndarjen e fletushkave ku bëhej thirrje për sulm në veri

admin

Rreth 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

admin