RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti sirian mbërrin në Brazil për Samitin e klimës të OKB-së

presidenti-sirian-mberrin-ne-brazil-per-samitin-e-klimes-te-okb-se

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa ka mbërritur në Brazil për një vizitë dy-ditore për të marrë pjesë në Samitin e klimës COP30, që do të mbahet nga 6 deri më 21 nëntor, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve Arabe Siriane (SANA), Al-Sharaa është presidenti i parë sirian që ka marrë pjesë në një konferencë të OKB-së për klimën që nga fillimi i saj në vitin 1995.

Pas Samitit, udhëheqësi sirian pritet të udhëtojë për në Washington për t’u takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Samiti COP30 pritet të mbledhë rreth 50 mijë pjesëmarrës, përfshirë udhëheqës botërorë, shkencëtarë dhe përfaqësues nga organizatat joqeveritare, për të diskutuar përpjekjet globale për të zgjidhur krizën klimatike.

Related posts

Më shumë se 22 milionë besimtarë vizituan Qabenë në 20 ditët e para të Ramazanit

admin

Inkursioni i Ukrainës, Grossi konfirmon vizitën në centralin bërthamor në Kursk

admin

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e kosovarëve

Kushtrim Guraj