Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit.
Ajo ka thënë se Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.
“Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit. Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!
Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!
Urime dhe me fat Fitër Bajramin!”, thuhet në urimin e presidentes”, thuhet në urimin e presidentes.