RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protestuesit e opozitës, tymuese dhe molotov drejt Kryeministrisë

protestuesit-e-opozites,-tymuese-dhe-molotov-drejt-kryeministrise

Mbështetësit e Rithemelimit të mbledhur në protestën përpara Kryeministrisë hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të ndërtesës sapo ish-kryeministri Sali Berisha përfundoi fjalën e tij përmes videomesazhit.

Protestuesit hodhën tymueset drejt godinës e cila ruhej nga trupat e policisë, ndërsa mbanin edhe flamuj kombëtarë dhe të BE-së.

Protesta nisi paqësore ndërsa protestuesit marshuan nga selia e Rithemelimit drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Eksponentë të këtij grupimi thanë përpara protestës se ajo do të ishte paqësore dhe se në të do të merrnin pjesë familjarë me fëmijë.

Protesta u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka dhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në mungesë të kreut të Rithemelimit, Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie, masë e marrë nga SPAK ndërsa ai hetohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. /atsh

Related posts

Çavuşoğlu: Tani është koha të fokusohemi në armëpushimin e Ukrainës

admin

“Suedia mbështet plotësisht Turqinë kundër të gjitha kërcënimeve ndaj sigurisë së saj kombëtare”

admin

Forcat izraelite vrasin një të ri palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar

rezart morina