“Instituti Friedrich-Ebert-Stiftung” dhe “Instituti Evropian për Paqe” kanë publikuar oline Draft-Statutin e hartuar nga ta të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas këtij draft-statusi, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
I njëjti përmban 7 kapituj me gjithësej 18 nene.
Aty përshkruhet se në Asociacion do të bëjnë pjesë 10 komuna, dhe do të reprezentojë interesat e banorëve të këtyre komunave.
Në draft thuhet tutje se Asociacioni do të ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë stemën dhe flamurin, që do të dizajnohen nga bordi i Asociacionit në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
“Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Vetë- Qeverisje Lokale”.
Sipas draftit, Asociacioni do të ketë këto organe përbërëse:
Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë;
Kryetar i Asociacionit/Bashkësisë;
Nënkryetar i Asociacionit/Bashkësisë;
Këshilli i Asociacionit/Bashkësisë;
Bordi i Asociacionit/Bashkësisë;
Zyra për Ankesa dhe Ankesa e Asociacionit/Bashkësisë.
Të plotë, draftin e Asociacionit mund ta lexoni duke klikuar KËTU.