RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama uron shqiptarët: Qoftë Viti i Ri një kohë për paqe

rama-uron-shqiptaret:-qofte-viti-i-ri-nje-kohe-per-paqe

Kryeministri Edi Rama uroi sot shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.

“Sonte nuk kam një mesazh tradicional, kjo është nata e familjes suaj, miqve e të afërmve tuaj dhe mua më keni pasur thuajse çdo ditë në shtëpi. Ju kërkoj ndjesë nëse e kam tepruar, nëse s’kam folur si duhet, nëse kam gabuar, shumë ndjesë!Kam bërë si çdo vit gjithë sa kam mundur, por jo gjithçka kam dashur, të mundesha më shumë s’e kisha lënë pa bërë”, u shpreh Rama.

“Ka qenë një tjetër vit tejet i vështirë, të cilin inflacioni i luftës dhe çmendja e çmimit të energjisë e kanë bërë një vit të zymtë për mbarë Europën. Kemi pasur sidoqoftë edhe ditë të mira – mes tyre edhe ditë historike, si finalja e parë europiane e futbollit në Shqipëri apo Samiti i parë i BE-së jashtë kufijve të Bashkimit Europian, pa harruar momentin kulmor të shumëpritur, çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Po me punët e me progresin e bërë gjatë këtij viti nuk po ju marr asnjë minutë nga mbrëmja e sotme”, theksoi Rama. /atsh

Related posts

Serbia kushtëzoi hapjen e Urës së Ibrit me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut

admin

Një lajm i mirë nga Berna: Pas publikimit te raporteve nga policia në Zvicër, shqiptarët nuk përmenden askund më si problematikë apo pjesë e krimit te organizuar

admin

Britania projektligj për refugjatët nga Ruanda

admin