RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Brazil – VIDEO

rritet-numri-i-viktimave-nga-permbytjet-ne-brazil-–-video

Përderisa punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, 1.815 persona kanë mbetur pa shtëpi.

Është rritur në 50 numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat intensivë në qytetin e Sao Paulos të Brazilit.

Zyrtarët e Sao Paulos bënë të ditur se numri i të vdekurve nga fatkeqësitë që ndodhën më 18 shkurt ka shkuar në 50.

Përderisa punimet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, 1.815 persona kanë mbetur pa shtëpi.

Gjithashtu, është duke vazhduar kërkimi për mbi 30 persona të zhdukur.

Në rajon, ku komunikimi është bërë i vështirë për shkak të dëmtimit të linjave të komunikimit, u njoftua se nga qeveria qendrore është transferuar buxhet për aktivitete ndihmash.

Presidenti brazilian Liz Inacio Lula da Silva më 21 shkurt e kishte vizituar rajonin e fatkeqësisë, duke bërë inspektime nga ajri me helikopter.

Related posts

Macron mbërrin në Damask si udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Sirinë pas Assadit

Muhamet Ramadani

OBI dënon sulmin në Bregun Perëndimor ku ushtarët izraelitë vranë 4 palestinezë – VIDEO

admin

Ministri i Jashtëm turk zhvillon bisedë telefonike me homologun iranian

Hevzi