RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 193 të burgosur lufte

rusia-dhe-ukraina-shkembejne-nga-193-te-burgosur-lufte

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 193 të burgosur lufte, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-ja kanë vepruar si ndërmjetës humanitar në këtë shkëmbim.

Sipas ministrisë ruse, të gjithë ushtarakët po marrin ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore në Bjellorusi dhe më pas do të transferohen në Rusi për trajtim të mëtejshëm.

Nga ana e tij, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se “193 luftëtarë ukrainasë po kthehen në shtëpi si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve”,

Ai shtoi se në mesin e tyre janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare, Shërbimit Kufitar, Policisë Kombëtare dhe Shërbimit Shtetëror të Transportit Special, përfshirë edhe persona ndaj të cilëve Rusia ka nisur procedura penale, si dhe të plagosur.

Së fundmi, Rusia dhe Ukrainë shkëmbyen nga 175 të burgosur secila më 11 prill.

Related posts

Gaza, rritet në 28.985 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet presidenciale në Francë, mbi 26 për qind dalin në votime deri në mesditë

admin

Kurti: 25 vite më parë, populli i Kosovës po përjetonte ditët e fundit të luftës

Muhamet Ramadani