RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Drithi ukrainas shkon në BE, jo në vendet e varfra

rusia:-drithi-ukrainas-shkon-ne-be,-jo-ne-vendet-e-varfra

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Vershinin, deklaroi se 41 për qind të drithërave shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe vetëm 2,7 për qind në vendet më të varfra.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Vershinin, tha se iniciativa për drithërat e Detit të Zi po zbatohet, por se gruri po dërgohet në destinacione të gabuara.

Në një intervistë për RT Arabic, Vershinin tha se 41 për qind e grurit dërgohet në vendet e Bashkimit Evropian dhe vetëm 2,7 për qind në vendet më të varfra.

Siç tha ai, për sa i përket pjesës ruse të marrëveshjes, ende ka pengesa në eksportin e produkteve bujqësore dhe plehrave, si në formën e sanksioneve ashtu edhe në atë që quhet “përmbushje e tepruar e detyrimeve sanksionuese” ku bankat, pronarët e anijeve dhe kompanitë e sigurimeve kanë frikë të punojnë me përfaqësuesit rusë.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi formuluar qartë kërkesat tona. Ne kemi nevojë për përparim konkret në zbatimin e memorandumit midis Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara”, tha Vershinin.

Në qershor të vitit të kaluar, Türkiye, Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul për vazhdimin e eksportit të grurit nga tri porte ukrainase të Detit të Zi, që u pezullua pas fillimit të luftës ruso-ukrainase në shkurt 2022. Falë përpjekjeve të Türkiyes, marrëveshja e grurit u zgjat edhe për 120 ditë të tjera nëntorin e kaluar dhe 60 ditë të tjera në mars të këtij viti.​​​​​​​

Related posts

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Muhamet Ramadani

Lajçak takon Vuçiqin: Takimi i 15 majit mundësi e mirë për t’u dakorduar për hapat e ardhshëm

admin

Rashiq: I njoftova ambasadat për presionin e Beogradit ndaj serbëve që nuk e përkrahin Listën serbe, por nuk mora përgjigje

Muhamet Ramadani