RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Samiti “G77+Kina” do të mbahet në Kubë

samiti-“g77+kina”-do-te-mbahet-ne-kube

Me pjesëmarrjen e shumë presidentëve nga Azia, Afrika dhe Amerika Latine, nën organizimin e vendit të Karaibeve, Kubës, do të mbahet samiti “G77+Kina”.

Sipas një deklarate nga autoritetet, samiti do të mbahet më 15-16 shtator në kryeqytetin Havana dhe do të fillojë me fjalimin e hapjes nga presidenti i Kubës Migul Diaz Canel si dhe sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Në samit, krahas Canel dhe Guterres, do të marrin pjesë edhe shumë përfaqësues të vendeve përfshirë presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, presidentin e Argjentinës Alberto Fernandez, presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro dhe presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphos.

Presidenti i Kubës Migul Diaz Canel, në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, u shpreh: “Që nga samiti i Havanës, ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për multilateralizëm, bashkëpunim dhe zhvillim”.

Në lajmet në shtypin e Kinës njoftohet se anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Li Xi, do të marrë pjesë në samit si përfaqësues special i presidentit të Kinës, Xi Jinping.

Edhe ministri i Jashtëm i Kubës, Bruno Rodriguez, në një deklaratë të bërë më 13 shtator vuri në dukje se në samit do të diskutojnë rolin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

G77-shi u themelua në vitin 1964 nga 77 vende. Grupi i cili përfshin Azinë, Afrikën dhe Amerikën Latine sot ka 134 anëtarë. /trt

Related posts

Arrestohet drejtori i KEK-ut

admin

Një infeksion “mishngrënës” po përhapet në Japoni

rezart morina

Kurti dhe Vuçiq pranojnë ftesën e Borrellit për takim më 18 gusht

admin