RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkon në 29 numri i të vdekurve nga tajfunet në Filipine

shkon-ne-29-numri-i-te-vdekurve-nga-tajfunet-ne-filipine

Numri i të vdekurve nga tajfunet Doksuri dhe Khanun që kanë prekur Filipinet ka shkuar në 29, ndërsa janë plagosur 165 persona, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Agjencisë së Lajmeve të Filipineve (PNA), duke u bazuar në deklaratën e Administratës Kombëtare të Reduktimit dhe Menaxhimit të Rrezikut të Fatkeqësive të vendit, tajfunet vazhdojnë të ndikojnë negativisht jetën në shumë rajone.

Raportohet se numri i të vdekurve është rritur në 29, kryesisht për shkak të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga tajfunet që kanë përfshirë vendin, ndërsa 165 persona janë plagosur. Përpjekjet e kërkim shpëtimit vazhdojnë për 11 personat e zhdukur.

Tajfunet kanë ndikuar negativisht rreth 3 milionë persona kurse 57 mijë janë evakuuar në rajone të sigurta.

Tajfunet gjithashtu shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të rënda në tokat bujqësore dhe dëmtuan rreth 56 mijë shtëpi në 13 rajone.

Related posts

Izraeli nis sulme të reja ajrore në Liban, rritet tensioni mbi armëpushimin e brishtë

RTI

Deputeti ukrainas thotë se Zelensky nuk po e shqyrton njohjen e Kosovës

Muhamet Ramadani

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Serbia i çon notë proteste Shqipërisë

admin