RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shteti në SHBA e shpall 17 shkurtin e 2023-tës si “Ditë të Pavarësisë së Kosovës”

shteti-ne-shba-e-shpall-17-shkurtin-e-2023-tes-si-“dite-te-pavaresise-se-kosoves”

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka bërë të ditur se Guvernatorja e shtetit të Kansasit, Laura Kelly, e ka shpallur 17 shkurtin e këtij viti si “Ditë të Pavarësisë së Kosovës” në Kansas.

Sipas Gashit, koj u bë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Senatorit të ndjerë, Bob Dole, teksa shtoi se do të mbahet edhe një seri me titull “Ndërtimi i Demokracisë në Shekullin e 21-të”, të cilin tha se do ta udhëheq ai.

Guvernatorja Kelly, tha se senatori Dole luajti rol të rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë në mbarë botën e veçanërisht në Kosovë.

“Në gusht të vitit 1990, senatori Dole, së bashku me senatorë të tjerë, mori pjesë në vizitën e parë ndonjëherë të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë, e cila i dha fuqi popullit të Kosovës të vazhdojë luftën e tij për liri dhe demokraci. Ndërsa Instituti i Politikës Robert J. Dole, Universiteti i Kansasit, në pranverën e vitit 2023 po organizon një sërë ngjarjesh të titulluar Ndërtimi i Demokracisë në shekullin e 21-të, me fokus në Kosovë, për të nderuar Senatorin Dole”, thuhet në letrën e Kellyt.

Related posts

Prindërit në Itali padisin TikTok dhe “Meta” pas vetëvrasjes së 12-vjeçares: Algoritmet e bllokuan atë në një rreth vicioz vetëshkatërrimi!

admin

Kryediplomati i Kuvajtit pritet të vizitojë Kinën mes tensioneve në Lindjen e Mesme

Hevzi

Dalin detajet e operacionit të sotëm të policisë, u kryen 12 bastisje – u gjetën këto prova

Muhamet Ramadani