RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestë kundër themelimit të Asociacionit

proteste-kunder-themelimit-te-asociacionit

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, nesër më 15 shkurt, do të marshojë kundër themelimit të Asocicacionit të komunave me shumicë serbe.

Protesta është thirrur në vigjilje të 53 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

“Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Nisja për në protestë është organizuar nga disa komuna të vendit, teksa transporti është lajmëruar të jetë falas.

Protestuesit do të mblidhen në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, për të marshuar drejt qendrës së kryeqytetit.

Related posts

Tërnava: Krerët e UÇK-së të shpallen të pafajshëm dhe të kthehen në vendlindjen e tyre

admin

Ministri Hoxha: Imazhet e shpërndara të aktivistëve nga ministri izraelit Ben-Gvir janë tronditëse dhe të papranueshme

Hevzi

Ukraina propozon marrëveshje dypalëshe për dronë me Gjermaninë

Kushtrim Guraj