Mbështetësit e organizatës, të cilët hapën copa pëlhurash që simbolizonin organizatën terroriste YPG/PKK, brohoritën parulla kundër Agjencisë Suedeze të Inteligjencës (SEPO)
Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, simpatizantët e organizatës terroriste YPG/PKK protestuan kundër marrëveshjes së vendit me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Mbështetësit e organizatës terroriste u mblodhën në sheshin Norra Bantorget dhe marshuan para Parlamentit të Suedisë.
Mbështetësit e organizatës, të cilët hapën copa pëlhurash që simbolizonin organizatën terroriste YPG/PKK, brohoritën parulla kundër Agjencisë Suedeze të Inteligjencës (SEPO).
Në një deklaratë të bërë dje nga SEPO, u kërkua që organizata terroriste PKK dhe organizatat e tjera terroriste të ndalohen nga organizimi i protestave në Suedi.
Në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid, kryeqyteti i Spanjës, u nënshkrua një memorandum trepalësh mes Turqisë dhe Finlandës dhe Suedisë, të cilat kishin aplikuar për anëtarësim në NATO, për t’i eliminuar shqetësimet e sigurisë të shprehura nga Ankaraja. /aa