RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situatë e qetë në Jarinjë, motoçiklistët nga Serbia nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

situate-e-qete-ne-jarinje,-motociklistet-nga-serbia-nuk-lejohen-te-hyjne-ne-kosove

Motoçiklistët nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinjë gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes. Megjithatë, situata është e qetë.

Rreth 50 motoçiklistë që janë nisur nga Serbia ia mësynë territorit të Kosovës gjatë së premtes. Por Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e tyre. Pas refuzimit për të hyrë në Kosovë, vetëm 10 deri në 15 motoçiklistë kanë mbetur në pritje pranë pikës kufitare në Jarinjë.

Motoçiklistët janë njoftuar me vendimin që nuk do t’u lejohet hyrja. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre.

Situatë vijon të jetë e qetë.

Janë larguar edhe policët shtesë, autoblindat e forcat e EULEX-it.

Related posts

Izraeli kërkon ndihmë nga Papa Françesku për lirimin e 4 robërve nga Hamasi

admin

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Serbia i çon notë proteste Shqipërisë

admin

“The Guardian”: Gjyqi ndaj politikanit më të shquar të Kosovës, do ta rishkruajë historinë

rezart morina