RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Snajperët izraelitë vrasin shtatë palestinezë në spitalin Nasser në Gaza

snajperet-izraelite-vrasin-shtate-palestineze-ne-spitalin-nasser-ne-gaza

Shtatë persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën si pasojë e zjarrit të hapur nga snajperët izraelitë në spitalin Nasser në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një deklaratë tha se snajperët rrethuan spitalin dhe qëlluan mbi gjithçka që lëvizte.

“Snajperët izraelitë vranë shtatë dhe plagosën 14 nga punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që ishin strehuar atje, në spitalin Nasser”, tha al-Qudra.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, në deklaratën e tij dje tha se ishte thellësisht i shqetësuar për sigurinë e pacientëve dhe stafit mjekësor për shkak të përleshjeve që u intensifikuan rreth spitalit Nasser, të cilin forcat izraelite e rrethuan në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

Duke deklaruar se misioni i OBSH-së u pengua të arrinte në spitalin Nasser, Ghebreyesus përsëriti thirrjet e tij që shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe personeli të mos ishin në shënjestër dhe bëri thirrje për një armëpushim për Gazën.

Ushtria izraelite për më shumë se dy javë ka rrethuar Spitalin Nasser në Khan Younis, selinë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dhe Spitalin Amal të lidhur me Gjysmëhënën e Kuqe.

Related posts

BQK-ja thotë se faza e trancizionit për dinarin s’mund të zgjasë më shumë se tre muaj

rezart morina

Presidenti i ri i Kolumbisë e quan dështim luftën kundër drogës – VIDEO

admin

Tërnava sheh nga afër punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

rezart morina