RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sondazhet e parakohshme: Blloku i Netanyahu-t në epërsi në zgjedhjet parlamentare izraelite

sondazhet-e-parakohshme:-blloku-i-netanyahu-t-ne-epersi-ne-zgjedhjet-parlamentare-izraelite

Sondazhet e parakohshme tregojnë se blloku i ish-kryeminitrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeson në zgjedhjet parlamentare të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas sondazheve, blloku i krahut të djathtë i Netanyahu-t ka fituar 61 ose 62 vende nga gjithsej 120 anëtarë të parlamentit (Knesset), duke i mundësuar atij të formojë një qeveri me një shumicë të ngushtë.

Kundërshtari i tij, blloku i kryeministrit Yair Lapid, ka fituar 54 vende.

Rezultatet zyrtare pritet të shpallen të enjten ose të premten.

Qendrat izraelite të votimit u mbyllën vonë, ndërkohë që sipas autoriteteve zgjedhore regjistruan pjesëmarrjen më të lartë të votuesve për zgjedhjet parlamentare që nga viti 1999.

Pjesëmarrja e lartë vjen në zgjedhjet e pesta të përgjithshme të vendit në më pak se katër vjet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri në orën 20:00 me orën lokale, pjesëmarrja e votuesve ishte 66,3 për qind, me pothuajse 4.5 milionë njerëz që kishin shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 22:00. Rreth 6.7 milionë votues kishin të drejtë vote në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan të martën.

Related posts

Kurti: Zbarkimi i 200 trupave britanike po i kontribuon situatës së sigurisë

rezart morina

“Parajsa” e nomadëve digjitalë! Shqipëria do ofrojë lehtësi për ata që punojnë online

admin

Gati 200 trupa u gjetën në varr masiv në spitalin në Khan Younis të Gazës – VIDEO

rezart morina