RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg: Bombardimi i digës në Ukrainë tregon “brutalitetin e luftës së Rusisë”

stoltenberg:-bombardimi-i-diges-ne-ukraine-tregon-“brutalitetin-e-luftes-se-rusise”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se bombardimi i digës Kakhovka në Ukrainë tregon “brutalitetin e luftës së Rusisë”, transmeton Anadolu.

“Me shembjen e digës janë vënë në rrezik mijëra civilë”, theksoi Stoltenberg duke shtuar se kjo në të njëjtën kohë është shkak për dëmtimin serioz të mjedisit.

“Ky sulm edhe një herë tregon brutalitetin e luftës së Rusisë në Ukrainë”, tha Stoltenberg.

Hidrocentrali Kakhovka i kontrolluar nga Rusia që ndodhet në rajonin Kherson të Ukrainës, u shemb si pasojë e bombardimeve. Zyrtarët ukrainas theksuan se rajoni ndodhet përballë kërcënimit të përmbytjes dhe bëjnë përgjegjës ushtrinë ruse për goditjen e digës.

Related posts

Izrael, protesta të reja kundër reformës në drejtësi

admin

Zhduken dy persona në Gjilan

rezart morina

Stano: Ura e Ibrit është çështje e dialogut, palët të shmangen nga veprimet e pakoordinuara

rezart morina