RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Studimi: Besimtarët i respektuan masat anti-Covid shumë më mirë se ateistët

studimi:-besimtaret-i-respektuan-masat-anti-covid-shume-me-mire-se-ateistet

Pandemia e Covid dhe kufizimet në lidhje me këtë infeksion kanë bërë shumë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të pakënaqur, por rritja e pakënaqësisë ishte më e vogla tek njerëzit fetarë.

Këtë e tregon hulumtimi i publikuar këtë të mërkurë nga Universiteti i Kembrixhit, i cili është kryer në mesin e pothuajse 4000 të anketuarve.

Edhe në 29 për qind të rasteve, njerëzit fetarë i respektuan shumë më lehtë kufizimet e vendosura për Covid sesa të anketuarit që u deklaruan ateistë.

Studiuesit ekzaminuan gjithashtu intensitetin ose forcën e besimit dhe zbuluan se njerëzit që pretendojnë se janë shumë fetarë dhe se feja është shumë e rëndësishme për ta, përjetuan 50 për qind më pak pakënaqësi dhe shqetësim të shkaktuar nga kufizimet.

Ky studim tregon qartë, pohon një nga autorët e hulumtimit, prof. Saun Lacrom, se intensiteti i besimit është i rëndësishëm kur njerëzit përballen me një krizë.

Edhe kur rezultatet e reja krahasohen me studime të mëparshme apo të dhëna statistikore mbi fenë, përftohen tregues të ngjashëm, të cilët tregojnë se gjasat për depresion dhe forma më të rënda të kësaj sëmundjeje janë një të pestën më të ulët tek besimtarët sesa tek ateistët.

Hulumtimi i ri tregon se kishte shumë pak ndryshim në rolin efektiv të besimit, pavarësisht nëse ishin të krishterë, myslimanë apo anëtarë të fesë hindu.

Megjithatë, shton Lakrom, dallime të konsiderueshme në sjellje dhe nivel të pakënaqësisë janë vërejtur në rastet kur objektet fetare, dmth. kishat, xhamitë apo tempujt ishin të mbyllura dhe të paprekshme për besimtarët për një kohë të gjatë. /abcnews

Related posts

U gjet nga fëmijët të cilët nisën të luanin me të, shpërthen mina e vjetër tokësore në Afganistan, nëntë të vrarë

admin

Rusi – Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi

admin

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit: Policia e moralit pezullohet atje ku ishte themeluar

admin