RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmeti godet Bosnjë-Hercegovinën, lëkundjet ndihen deri në Mal të Zi dhe Kroaci

termeti-godet-bosnje-hercegovinen,-lekundjet-ndihen-deri-ne-mal-te-zi-dhe-kroaci

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa është ndjerë në Kroaci dhe Mal të Zi.

Lëkundjet e tokës janë ndjerë në disa qytete në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përfshirë Mostarin, Stolac dhe Sarajevë.

Toka është lëkundur për rreth pesë sekonda, gjë që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët.

Sipas informacioneve paraprake nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra larg Stolacit.

Për momentin nuk ka informacione për dëme të mundshme materiale.

Related posts

OBSH: Mbi 1.700 të vdekur në Portugali dhe Spanjë nga vala e të nxehtit në Evropë

admin

Holandë, ekspozohen 16.000 palë këpucë për fëmijët e vr’arë në Ga’za

admin

Lekaj dëshmon në rastin ku Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës

Muhamet Ramadani