Janë gjetur trupat e katë viktimave të familjes Zogu që humbën jetën pasditen e sotme në liqenin e Banjës.
Viktimat janë Gazment Zogu, 46-vjeç, dy djemtë e tij 14 dhe 19-vjeç si dhe nipi 20-vjeçar Melis Zogu të gjithë nga fshati Cingar.
Polumbarët e RENEA-s si dhe banorë të zonës ishin në kërkim të trupave, që nga njoftimi se katër personat u shpallën të mbytur.
Sipas deklarimeve të dhëna nga ana e familjarëve ata kishin ndaluar në fshatin Drizë dhe u futën në liqen për t’u larë. Por më pas ata nuk dolën më nga uji.
Buzë liqenit policia gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit të katër pjesëtareve të familjes Zogu.