Kompania turke e automobilave elektrike Togg do të prodhojë 28 mijë automobila SUV “T10X” deri në fund të këtij viti, tha ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë Fatih Kacır, raporton Anadolu.
Duke vizituar fabrikën e kompanisë në provincën industriale të Bursës të enjten, Kacır tha se numri i makinave Togg në rrugë ka shkuar në mbi 2.000.
Ai theksoi se deri në vitin e ardhshëm kapaciteti prodhues do të rritet për dy herë e gjysmë.
Fabrikën e vizitoi edhe Mehmet Şimşek, ministri i Thesarit dhe Financave i Turqisë, i cili tha:
“Prodhimi me 90 për qind automatizim është me të vërtetë një sukses i madh. Kjo është një bazë e madhe teknologjike me teknologji të lartë, jashtëzakonisht efikase duke vepruar në mënyrë të jashtëzakonshme”.
E themeluar në vitin 2018, Togg prezantoi prototipin e parë të automjetit elektrik në Turqi në dhjetor 2019.
Kompania filloi prodhimin masiv në tetor të vitit të kaluar.