RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet që do t’ju vijnë në ndihmë në pastrimin e enëve të gjakut!

ushqimet-qe-do-t’ju-vijne-ne-ndihme-ne-pastrimin-e-eneve-te-gjakut!

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa raste, enët e gjakut bllokohen duke përbërë pikënisjen e shumë sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët kanë identifikuar disa ushqime të shëndetshme të cilat pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të tilla dhe ruajnë shëndetin e enëve të gjakut.

Avokado

Avokado është e pasur në proteina, fibra, vitamina dhe minerale. Natyrshëm, konsumi i tyre ndihmon në zhbllokimin e enëve të gjakut. Për më tepër, konsumi ditor i avokados ul kolesterolin me nga 11 deri në 22%.

Brokoli

Brokoli përmban shumë vitaminë K që parandalon mpiksjen e gjakut. Fibra tek brokoli ul tensionin e gjakut dhe kolesterolin.

Agrumet

Agrumet janë të pasura me pektinë që pastron enët e gjakut dhe ul kolesterolin e keq. E mira e tyre është se gjenden në treg gjatë gjithë vitit.

Kafeja

Studiuesit australianë kanë zbuluar se kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20%. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid klorogenik që parandalon problemet me zemrën.

Mollët

Mjekët thonë se ngrënia e një molle në ditë ul kolesterolin e keq me të paktën 40%. Antioksidantët tek molla kanë aftësinë të shmangin ngurtësimin e enëve të gjakut.

Spinaqi

Një racion me spinaq në ditë mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës që shkaktohen nga ateroskleroza ose bllokimi i enëve të gjakut.

Peshku

Salmoni, peshku ton dhe sardelet janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe acide yndyrore omega-3 të cilat zhbllokojnë enët e gjakut dhe parandalojnë trombozën. Kujdesuni të konsumoni peshk të freskët.

Arrat

Arrat dhe bajamet janë veçanërisht të mira për zemrën. Ato janë të pasur me fibra, proteinë, acid alfalinoleik, vitaminë E dhe yndyrna mono-të-pangopura.

Related posts

​Lëngu që ul kolesterolin, ul ndjeshëm edhe presionin e gjakut

admin

Pesë lëndë ushqyese mrekullibërëse për reduktimin e rrathëve të zinj poshtë syve

rezart morina

Marramendje: Çfarë duhet të bëni menjëherë pasi po kaloni këtë gjendje?

admin