Një palestinez u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor të premten herët, transmeton Anadolu.
“Një shtetas u vra nga plumbat e ushtrisë izraelite në kampin Tulkarem”, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.
“Dëshmori ishte i riu Mahmoud Abu Saan, 18 vjeç, i cili u qëllua në kokë nga ushtarët okupatorë nga afërsia”, shtohet më tej.
Përleshjet shpërthyen midis dhjetëra të rinjve palestinezë dhe forcave izraelite kur ata sulmuan kampin e refugjatëve Tulkarem. Gjatë konfrontimeve, forcat izraelite përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.