Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me situatën në veri të Kosovës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka thekson se “sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë”.
“Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment”, deklaron ministrja.
Kryediplomatja shqiptare nënvizon se “dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”. /atsh