Në prag të muajit të Ramazanit Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit- Xhamia e Re në Lubizhdë, organizoi program festiv dhe ceremoni solemne me rastin e mbarimit të Hatmes, nga 26 nxënës.
Imami i xhamisë, Amir Ademi falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre, e në mënyrë të veçantë prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Në emër të KBI-Prizren, të pranishmit i përshëndeti kryeimami Orhan Bislimaj, i cili në ligjëratën e tij të rastit e vlerësoi lartë angazhimin e imamit të fshatit, si dhe i përgëzoi prindërit për vetëdijen e tyre të lartë në motivimin e fëmijëve.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kryetari i fshatit, Nehat Vehapi
Në fund, Këshilli i BI-së iu shpërndau nxënësve nga një çertifikatë për mbarimin e mektebit, si dhe nga një dhuratë modeste.