RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Forcat e Armatosura Turke përfshijnë në inventarin e tyre sistemin kundër kërcënimit nga mini-dronët

forcat-e-armatosura-turke-perfshijne-ne-inventarin-e-tyre-sistemin-kunder-kercenimit-nga-mini-dronet

Kreu i Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Turqisë, İsmail Demir njoftoi se për herë të parë kanë përfshirë në inventarin e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) Sistemin e Shkatërrimit Fizik 40 mm ŞAHİN i cili është zhvilluar për të shkatërruar mjetet ajrore pa pilot mini-mikro dronët, transmeton Anadolu Agency (AA).

“ŞAHİN i cili ka cilësitë e tij të transferimit dhe instalimit të lehtë, mund të përdoret për mbrojtjen e objekteve kritike, sigurinë kufitare dhe mbrojtjen ajrore. Uroj të jetë i dobishëm”, deklaroi Demir në një postim nga Twitter lidhur me ŞAHİN, Sistemin e Shkatërrimit Fizik 40 mm për mini-mikro dronët dhe i cili përfshihet për herë të parë në inventar.

– Mund të bëjë përllogaritje balistike kundër objektivit

Sipas deklaratës nga Presidenca e Industrive të Mbrojtjes së Türkiye-s, bëhet e ditur se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar mes Presidencës së Industrive të Mbrojtjes së Türkiye-s dhe ASELSAN, kanë përfunduar aktivitetet e pranimit dhe se është shtuar në inventar sistemi ŞAHİN i cili është zhvilluar për Forcat të Armatosura të Turqisë (TSK).

I zhvilluar për shkatërrimin e dronëve mini-mikro me krahë rrotullues dhe fiks dhe kundër kërcënimeve nga avionët maket, ŞAHİN mund të kryejë gjurmimin e objektivit dhe përllogaritjet balistike për objektivin duke siguruar orientim (angazhim) në pozicionin e raportuar nga radari.​​​​​​​

Sistemi mund të përdoret në fusha të tilla si mbrojtja e objekteve kritike, sigurinë kufitare dhe mbrojtjen ajrore. Bashkë me këtë, sistemi ŞAHİN, i cili ndodhet në një rimorkio të tërheqshme dhe ka një arkitekturë të sistemit modular, ka veçori të lehta transferimi dhe instalimi.

Related posts

Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

admin

“Dalja në pension është e nevojshme”- Presidentit Joe Biden i kërkohet të tërhiqet nga gara pas debatit presidencial me Donald Trump

admin

Gjermania dhe Polonia zotohen të rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

admin