Forcat izraelite vazhdojnë të sulmojnë Rripin e Gazës me sulme ajrore për të dytën ditë.
Një palestinez është vrarë në Khan Younis nga sulmet izraelite, raportojnë mediat lokale.
Palestinezi është vrarë në sulmet e reja ajrore në Rripin e Gazës herët të shtunën, thanë burimet lokale palestineze.
Tamim Ghassan Hijazi, nga qyteti Bani Suhaila, u vra në sulmim ndaj qytetit jugor të Khan Yunis.
Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan zonën al-Zana, në lindje të qytetit.
Numri i të vdekurve që kur Izraeli filloi ofensivën e fundit në Rripin e Gazës tani është 11, duke përfshirë një vajzë pesëvjeçare dhe një grua 23-vjeçare. /mesazhi