RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kristersson: Koha për procesin e anëtarësimit në NATO po mbaron

kristersson:-koha-per-procesin-e-anetaresimit-ne-nato-po-mbaron

Me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të Turqisë ende të papërfunduara, kryeministri suedez tha se ai nuk parashikon një zgjidhje për kërkesën e vendit nordik për anëtarësim në NATO në një kohë të shkurtër.

“Tani për tani, nuk presim të ndodhë ndonjë gjë me këtë proces. Tani për tani Turqia është e zënë me politikën e brendshme”, tha kryeministri suedez, Ulf Kristersson.

“Është e qartë se koha po mbaron”, tha Kristersson duke iu referuar ambicieve të vendit të tij për t’u bërë anëtar i NATO-s.

Megjithatë, ai tha se nuk ka hequr dorë nga shpresa se Ankaraja mund të japë dritën jeshile për aplikimin e Suedisë deri atëherë.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO së bashku me Finlandën pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

Aplikimi duhet të miratohet nga të gjitha shtetet anëtare.

Udhëheqja turke vazhdon të akuzojë Suedinë për mungesë angazhimi kundër organizatave terroriste, veçanërisht Partisë së ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK.

Finlanda, nga ana tjetër, arriti anëtarësohej në NATO në muajin prill.

Gara presidenciale e Turqisë shkon në balotazh më 28 maj. /atsh

Related posts

Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar, Sunak paralajmëron: Nëse Laburistët vijë në pushtet, mbështetja shumëvjeçare për Ukrainën do të jetë në rrezik

admin

Afro 2.400 fluturime të anuluara në Aeroportin e Brukselit këtë vit për shkak të grevave

admin

SHBA-ja ofron mbështetje të plotë për presidentin e rrëzuar të Nigerit

admin