Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë, në bisedë u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështje rajonale dhe globale, si dhe u theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit në këto fusha.
Erdoğan dhe Scholz diskutuan gjithashtu situatën në Rusi dhe çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.
Duke folur për Suedinë, Erdoğan deklaroi se megjithëse Suedia po bën hapa në drejtimin e duhur, veçanërisht me ndryshimet në ligjet kundër terrorizmin, mbështetësit e PKK/PYD/YPG në Suedi vazhdojnë të organizojnë lirisht protesta duke propaganduar terrorizmin, duke rekrutuar njerëz dhe duke siguruar burime financiare për organizatat terroriste.
Erdoğan nënvizoi se kjo situatë është e papranueshme për Turqinë.