Rreth 5.500 njerëz mbeten ende të zhvendosur pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën zona të mëdha në Korenë e Jugut javën e kaluar, transmeton Anadolu.
5.494 njerëz janë ende duke qëndruar në shtëpitë e të afërmve ose në kampe të strehimit të ngritura në qendrat e të moshuarve, sallat e fshatrave ose shkollat në gjithë vendin, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap me bazë në Seul, duke cituar Shtabin Qendror të Kundërmasave të Fatkeqësive dhe të Sigurisë.
Shirat rekord kanë lënë të vdekur 46 persona dhe shtatë të tjerë, duke përfshirë një marinar, janë zhdukur.
14 vdekje u shkaktuan vetëm nga përmbytja e rrugës nëntokësore Osong në qytetin qendror Cheongju të shtunën, kur një lumë në afërsi doli nga shtrati për shkak të shiut të madh.
Reshjet kanë dëmtuar gjithashtu më shumë se 2.500 prona publike dhe private dhe shtëpi, ndërsa pjesa më e madhe e dëmtimeve kanë ndodhur rreth provincës Chungcheongu Jugor.
Ende pa rimarrë veten nga dëmet e shkaktuara nga reshjet, Koreja e Jugut tani po përballet me një valë të të nxehtit.
Sipas Administratës Meteorologjike të Koresë (KMA), temperaturat pritet të rriten në 33 gradë Celsius ose më lart për dy ose më shumë ditë rresht.
At least 37 people have died in South Korea due to flooding and landslides over the past week.
Many farms in Cheongyang and Yecheon were flooded, leaving animals trapped in high water.
Read more on the floods in South Koreahttps://t.co/VFnIPGf9cb pic.twitter.com/nqF23nr4oS
— Sky News (@SkyNews) July 17, 2023