RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestojnë 50 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-arrestojne-50-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite kanë arrestuar 50 palestinezë në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se forcat izraelite vazhdojnë operacionet e tyre për arrestimin e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në këto operacione u arrestuan 50 palestinezë. Të arrestuarit janë nga qytetet Al-Khalil (Hebron), Kuds, Ramallah, Ariha (Jericho), Nablus dhe Jenin, thuhet në deklaratë.

Më tej vihet në dukje se ka arritur në 2.520 numri i palestinezëve që forcat izraelite kanë arrestuar që nga 7 tetori e deri më tani.

Forcat izraelite që nga 7 tetori e deri më tani krahas bombardimeve në mënyrë intensive në Rripin e Gazës, zhvillojnë edhe operacione arrestimesh me pretendime të ndryshme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Lituania shkëputet për herë të parë nga varësia energjitike ruse

admin

Theret me thikë një i ri në Fushë-Kosovë

rezart morina

Kosova dhe Britania nënshkruajnë deklaratë për bashkëzbarkim të ushtrive në misione

admin