Arabia Saudite ka dënuar me forcë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza dhe sulmet ndaj civilëve të pambrojtur.
Ministria e Punëve të Jashtme në Riad shprehu kundërshtimin e saj ndaj veprimeve të tilla dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë menjëherë për të ndalur përshkallëzimin ushtarak kundër civilëve, për të parandaluar një krizë humanitare dhe për të ofruar ndihmë thelbësore dhe ndihmë mjekësore për banorët e Gazës.
Ata theksuan se privimi i njerëzve nga këto nevoja elementare është shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe do të përkeqësojë krizën dhe vuajtjet në rajon.
Në Mekë, imami në Qabe sot u lut për mbrojtjen e muslimanëve në Palestinë, duke shprehur shqetësimin dhe ndjeshmërinë e tij. /mesazhi
Sheikh Usaamah Khayyat; “Oh Allah, liberate Al-Aqsa Mosque. Oh Allah, protect the Muslims in Palestine. Oh Allah, be their helper and supporter”
pic.twitter.com/c9oMpdjrBw— Inside the Haramain (@insharifain) October 13, 2023