RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bastisje për bixhoz në Deçan, gjenden armë, fishekë e çipa pokeri – tre të arrestuar

bastisje-per-bixhoz-ne-decan,-gjenden-arme,-fisheke-e-cipa-pokeri-–-tre-te-arrestuar

Policia ka bastisur një lokal në Deçan, nën dyshimin se aty po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në lokal janë gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore me një brisk dhe një faturë.

“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Related posts

SHBA do të fillojë trajnimin e ukrainasve për avionët F-16 “brenda javësh ose muajsh”

Muhamet Ramadani

RMV: Qeveria vendosi t’i dhurojë helikopterë Ukrainës

admin

ShSKUK furnizon spitalet me barna dhe material shpenzues

admin