RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bie një person nga një repart i spitalit në QKUK

bie-nje-person-nga-nje-repart-i-spitalit-ne-qkuk

Në mëngjesin e sotëm një person ka rënë nga një repart i spitalit në QKUK.

Si shkak i kësaj i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti bënë të ditur se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për t’i sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.”, thekson Ahmet.

Related posts

Surinami tërheq vendimin për hapjen e ambasadës në Kuds

admin

Maqedonci jep detaje për kamionët ushtarakë të ardhur nga Gjermania për FSK-në

Muhamet Ramadani

Italia vendos të ulë me 10% çmimet e ushqimeve, çdo familje do të kursejë gjithsej deri në 150 euro

admin