RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu: Politika e jashtme turke ka ndihmuar në zbutjen e kërcënimit të krizës globale ushqimore

cavusoglu:-politika-e-jashtme-turke-ka-ndihmuar-ne-zbutjen-e-kercenimit-te-krizes-globale-ushqimore

Duke folur në Konferencën e 13-të të Ambasadorëve në Ankara, kryediplomati turk tha se kriza në Ukrainë “ka treguar edhe një herë vlerën e Türkiye-s”

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se politika e jashtme e vendit është sipërmarrëse dhe humanitare, e jo dogmatike apo joparimore, gjë që sipas tij ka ndihmuar në zbutjen e kërcënimit të krizës globale ushqimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Konferencën e 13-të të Ambasadorëve në Ankara, Çavuşoğlu tha se kriza në Ukrainë “ka treguar edhe një herë vlerën e Turqisë”.

Ai theksoi se Ankaraja pret që aleatët e saj të jenë “më miqësorë, më aktivë, më pak kritikë dhe të marrin përgjegjësi”.

Ai tha se operacionet ndërkufitare të Turqisë po përparojnë me mbështetje efektive diplomatike, duke theksuar se ato kanë “rëndësi të madhe” për integritetin territorial të Sirisë dhe Irakut.

Lufta kundër terrorizmit është një “vijë e kuqe” për Turqinë, pohoi Çavuşoğlu, duke shtuar se Ankaraja pret që autoritetet irakiane të ndërmarrin veprime konkrete kundër grupit terrorist PKK.

Derisa kjo të ndodhë, ai u shpreh se Turqia do të vazhdojë të marrë masa për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare.

“Türkiye shpreson që ndjeshmëritë e saj në luftën kundër terrorizmit të kuptohen mirë nga bota”, tha Çavuşoğlu.

Ai kritikoi gjithashtu SHBA-në se nuk ka ndërmarrë “hapa të kënaqshëm” kundër grupeve terroriste PKK/PYD/YPG dhe FETO, si dhe për sanksionet e njëanshme kundër Turqisë.

Turqia ka kritikuar prej kohësh mbështetjen e SHBA-së për terroristët e YPG/PKK-së.

Përderisa SHBA-ja pretendon se po lufton grupin terrorist DEASH me ndihmën e aleatëve të saj YPG/PKK, Turqia thotë se nuk ka kuptim përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër grup terrorist.

Sa i përket objektivit të Turqisë për anëtarësimin në BE, Çavuşoğlu ripohoi angazhimin e Ankarasë dhe tha se vendi “do të ndjekë politika konstruktive për të përmirësuar bashkëpunimin dhe dialogun në të gjitha fushat”.

“Turqia është Evropë”, tha ai, duke theksuar përgjegjësinë e Ankarasë për të garantuar sigurinë e Evropës.

Duke trajtuar situatën në Mesdheun Lindor dhe Egje, kryediplomati turk tha se Turqia dëshiron që “çështjet e ndërlidhura” të adresohen dhe zgjidhen “në mënyrë gjithëpërfshirëse në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Greqia, megjithatë, nuk ka vullnet për të zgjidhur këto çështje”, tha ai.

Duke folur për përshkallëzimin e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ai përsëriti se Turqia “paralajmëron edhe një herë Armeninë që të mos përfshihet në provokime të reja”.

Kur Azerbajxhani çliroi territorin në Karabak që ishte i pushtuar nga Armenia për gati tre dekada gjatë konfliktit në vjeshtën e vitit 2020, Çavuşoğlu tha se Turqia favorizonte drejtësinë dhe mbështeti anën e drejtë dhe të vërtetë.

Kryediplomati turk dënoi gjithashtu valën e re të sulmeve izraelite në Gaza, duke thënë se nuk mund të ketë asnjë justifikim për vrasjen e njerëzve të pafajshëm, veçanërisht të një fëmije 5-vjeçar. /aa

Related posts

Mërgata që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 13 miliardë euro

admin

Lajçak këtë javë në Kosovë dhe Serbi

rezart morina

Nga Shkupi në Mekë me biçikletë

RTI