RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ndihmë për Gazën

emiratet-e-bashkuara-arabe-bejne-thirrje-per-armepushim-te-menjehershem-dhe-ndihme-per-gazen

Yousef Al Otaiba, ambasadori i Abu Dhabit në Uashington, ka dhënë alarmin për situatën e rëndë humanitare në Gaza.

“Një armëpushim i menjëhershëm dhe një rritje urgjente e ndihmave janë të nevojshme për të përballuar fatkeqësinë humanitare në rritje në Gaza”, tha Al Otaiba në një deklaratë të shpërndarë në mediat sociale nga ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në SHBA.

“Gjysma e njerëzve janë të uritur. Sistemi mjekësor ka rënë. Uji i sigurt është i pakët. Një ofensivë e afërt izraelite do të zhvendosë miliona.”

Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat i ngushtë i SHBA-së, ka lidhje zyrtare diplomatike dhe marrëdhënie ekonomike me Izraelin.

Related posts

Çavuşoğlu: Armenia të ndalojë së provokuari

admin

INTERPOL-i lëshon urdhërarrest edhe për 11 persona për sulmin në Banjskë

admin

28 të vdekur nga konsumimi i pijeve alkoolike të përziera në Indi

admin