RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania nis drejt Ukrainës ndihma në vlerë të 11 milionë eurove

gjermania-nis-drejt-ukraines-ndihma-ne-vlere-te-11-milione-eurove

Me kërkesë të Kievit, Qeveria gjermane do të dërgojë në frontet e Ukrainës xhaketa, tenda, pajisje për dimër dhe gjeneratorë, raportoi të dielën mediumi gjerman “Der Spiegel.

Në njoftim u tha se pakoja e ndihmës gjermane do të kapë vlerën e 11 milionë eurove. Në pako përfshihen 100 mijë xhaketa, 100 tenda dhe qindra gjeneratorë.

Krahas kritikave të ashpra për vonesën e furnizimit me armë të rënda, Gjermania është ndër donatoret kryesore financiare për Ukrainën, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjermania ka strehuar gjithashtu numër të madh të refugjatëve ukrainas. /koha

Related posts

Mijëra izraelitë protestuan me kërkesën për “marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve”

admin

Hungaria: “Akuzat e padrejta” nuk e ndihmojnë anëtarësimin e Suedisë në NATO

rezart morina

Ministri turk i Mbrojtjes: Turqia kurrë nuk do të lejojë formimin e “korridorit terrorist” në kufi

admin