Në Kudsin Lindor nën pushtim, një grup kolonësh hebrenj fanatikë pështyjnë murgeshat para një kishe, transmeton Anadolu.
Pamjet që janë përhapur në median sociale dhe ndaj të cilave ka pasur reagime, janë regjistruar para një kishe mbi rrugën Via Dolorosa (rruga e vuajtjes) në të cilën besohet nga të krishterët se ka ecur Jezusi (Hz. Isai) gjatë dërgimit për kryqëzim.
Vërehet se një grup kolonësh hebrenj gjatë kalimit të tyre në rrugë pështyjnë në tokë duke u drejtuar murgeshave që ndodheshin para kishës.
Vendet e shenjta dhe klerikët fetarë të krishterë që ndodhen në zonën e Qytetit të Vjetër në Kuds, shpeshherë përballen me sulmet dhe provokimet e kolonëve hebrenj fanatikë.
Kolonët hebrenj, krahas veprimeve të dhunshme kundër muslimanëve, vijnë në rendin e ditës edhe me veprime të tilla si dëmtimin e varrezave dhe “pështyrje” ndaj klerikëve të krishterë.
#Palestine || Israeli settlers spitting on Christian sisters on the road of Via Dolorosa. 12.4.23 Can you imagine the reactions of world public opinion if any Christian or Muslim represent had done the same to a Jew? #israeliCowards pic.twitter.com/pJJtLFzvqA
— martez wright1 (@martezwright1) April 13, 2023