Tri ndryshime dhe plotësime në tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë miratuar në seancën e sotme të Kuvendit.
Me 79 vota për, është miratuar në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Gjithashtu me 74 vota për Kuvendi miratoi në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Deputetët kanë miratuar me 76 vota në parim edhe Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.