Misioni diplomatik i Kombeve të Bashkuara në Afganistan thotë se vendi i shkatërruar nga lufta po hyn në një periudhë të re krize.
Paralajmërimi vjen disa javë pasi qeveria ‘de facto’ e talebanëve i ndaloi gratë afgane nga arsimi universitar dhe të punojnë me agjencitë e ndihmës, duke përmendur problemet me hixhabin.
Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA) tha se ndalimet do të dëmtonin të gjithë afganët.
Disa agjenci ndihme, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, kanë pezulluar tashmë programet e tyre të ndihmës në shenjë proteste ndaj vendimeve të fundit të talebanëve.
I dërguari i lartë i OKB-së Markus Potzel u takua kohët e fundit me ministrin e arsimit të lartë të talebanëve, Mohammad Nadeem, duke bërë thirrje që ”ndalimet të hiqen urgjentisht”.
Nadeem, i cili konsiderohet një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit suprem të talebanëve, është një klerik i linjës së ashpër që mbron publikisht ndalimin e arsimimit të vajzave. /atsh